Deputeti socialist, Fatmir Xhafaj, ka dhënë vlerësimet e tij në Komisionin e Ligjeve për punën e bërë nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, i drejtuar nga Artur Metani.

Xhafaj tha se pritet më shumë nga ky institucion dhe nga vetë zoti Metani në veçanti. Ai u interesua për funksionimit të brendshëm mes ILD dhe sektorëve të tjera të institucioneve të drejtësisë.

“Unë besoj që institucioni do e forcojë autoritetin e tij në atë se sa ju do të bindi sistemin. Gjyqtarë dhe prokurorë, për pavarësinë tuaj në ushtrimin e detyrës. Duhet të kemi mirëkuptimin tuaj dhe opinionit publik, se institucioni juja ka pritshmëri të larta, edhe për shkak tuaj.

Ju keni veprimtari të pasur. Kjo do të thotë që mundësinë për t’u përshtatur më lehtë me detyrën e keni më të madh. Kjo bën që edhe pritshmëria jonë të jetë më e lartë. Është institucion i ri, jo sfidë e re në raport me sistemin. Sa ndiheni të pavarur nga politika në ushtrimin e detyrës. A mendoni se ka diçka që mund të bëjmë më mirë për t’iu ndihmuar? Sistemi i menaxhimit të brendshëm është i rëndësishëm. Në vlerësimin tim, po aq vlerë ka sistemi në menaxhimin e brendshëm të gjykatave, në funksionimin e brendshëm.

Ndërkohë pyetja është se nëse sistemi ynë i brendshëm a ka akses në databazet e ndërtuara nga vetë institucionet, ndërkohë që ju jeni lidhja ndërvepruese. Nëse do të bëja investim në sistemin do ta bëja vetëm në një gjë. Për një sistem të unifikuar për menaxhimin e çështjeve, nga trupa dhe atë administrativ. Në vlerësimin tim është e rëndësishme zgjedhja e tematikave për inspektime. Ju keni realizuar tre inspektime”, tha Xhafaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb