TIRANË- Në Komisionin e Medias po diskutohet sot për mbylljen e televizionit “Agon Channel”. Deputeti i PD-së, Genc Pollo ka deklaruar se ky komision duhet t’i kërkojë informacione autoriteteve për mbyllen e këtij televizioni. “Ta përfshijmë këtë çështje në kalendarin e diskutimeve”,- tha ai.

Ndërsa Luçiano Boçi kërkoi që, “për këtë çështje të vijnë në seancë dhe të raportojnë. Të thërrasim në seancë gazetarët apo përfaqësuesit e “Agon”. Përballë mbylljes së një medie, të mbajmë qëndrim”.

Nenkryetari i Komisionit, Alfred Peza e quajti qëndrim paragjykues këtë të Boçit. Ndërsa Pollo shtoi se pozita e pengon thirrjen e përfaqësuesve të “Agon”.

Pas diskutimeve Komisioni i Medias miratoi propozimin për të kërkuar informacione zyrtare për mbylljen e “Agon Channel”.

Peza tha ndër të tjera se, “Ka ardhur amendamenti i Taulant Ballës me nenin 62, për mediat audiovizive. Vendosëm t’i drejtohemi institucioneve ndërkombëtare për këtë propozim. Kanë ardhur përgjigjet nga KE, OSBE dhe BE ku konkludohet se duke fshirë nenin 62 drafti krijon një situatë që shkon kundër lirisë së medias”
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb