Sipas Komisioni të Përhershëm të Vaksinimit të Gjermanisë, STIKO, personat nën 30 vjeç në të ardhmen duhet të vaksinohen kundër koronas vetëm me vaksinën BioNTech/Pfizer.

Sfondi i rekomandimit janë rastet e miokarditit dhe perikarditit në këtë grupmoshë. Komisioni i Përhershëm i Vaksinimit (STIKO) tani rekomandon vetëm vaksinën BioNTech/Pfizer kundër virusit korona për personat nën 30 vjeç. Analizat aktuale treguan se miokarditi dhe perikarditi janë vërejtur më shpesh tek djemtë dhe të rinjtë dhe tek vajzat dhe gratë e reja pas vaksinimit me vaksinën Moderna (Spikevax), sesa pas vaksinimit me vaksinën BioNTech, tha komisioni.

Prandaj, rekomandimi lidhur me vaksinën Covid-19 do të aktualizohet. Projektvendimi u ka shkuar për miratim ekspertëve të shëndetit dhe landeve federale, bëhet e ditur. Prandaj ende janë të mundura ndryshime.

Rrjedha e miokarditit (inflamacion i muskulit të zemrës) dhe perikarditit (inflamacion i qeses së zemrës) është “kryesisht e butë” sipas raporteve të sigurisë të disponueshme deri tani, thuhet më tej. Për njerëzit 30 vjeç e lart, nuk ekziston rreziku i shtuar i miokarditit ose perikarditit.

Vetëm BioNTech edhe për gratë shtatzëna
Rekomandimi i ri thotë gjithashtu se grave shtatzëna duhet t’u injektohet vetëm BioNTech, pavarësisht nga mosha. Përveç imunizimit bazë, rekomandimi vlen edhe për vaksinat përforcuese – d.m.th., personat nën 30 vjeç që janë vaksinuar me Moderna duhet të marrin tani edhe vaksinimin e dytë ose ndoshta tashmë të tretë me BioNTech.

STIKO vuri në dukje se që nga prezantimi i dy vaksinave, dihet se në raste të rralla pas vaksinimit ndodh inflamacioni i muskujve të zemrës dhe/ose perikardiale ndodh tek të rinjtë. Sfondi i rekomandimit tani janë të dhëna të reja sigurie nga Instituti Paul Ehrlich (PEI) dhe të dhëna të tjera ndërkombëtare. PEI është përgjegjëse për monitorimin dhe vlerësimin e efekteve anësore dhe komlikacioneve të vaksinës.

Ndryshime edhe në vende të tjera
Vende të tjera i kanë kufizuar tashmë vaksinimet e Moderna. Në tetor, për shembull, Suedia fillimisht ndaloi vaksinimet me Moderna tek njerëzit nën 30 vjeç deri në dhjetor, duke u mbështetur te BioNTech/Pfizer. Franca po rekomandon gjithashtu vetëm BioNTech për të gjithë njerëzit nën 30 vjeç. Autoriteti shëndetësor Haute Autorité de Santé (HAS) kishte deklaruar të martën se në këtë grupmoshë rreziku i inflamacionit të muskujve të zemrës pas një vaksinimi BioNTech duket të jetë rreth pesë herë më i ulët se me një vaksinim me vaksinën Moderna.

Mbretëria e Bashkuar po shkon edhe më tej, duke ofruar fillimisht vetëm një dozë të BioNTech-ut për të gjithë adoleshentët e moshës 12 deri në 15 vjeç, me një dozë të dytë që do t’i ofrohet kësaj grupmoshe vetëm në pranverë, kur të ketë më shumë të dhëna./DW/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb