Komisioni i Punëve të Jashtme të Senatit amerikan pritet të votojë kundër emërimit të Mike Pompeo-s si sekretar Shteti, pasi të gjithë anëtarët demokratë konfirmuan të premten qëndrimin e tyre kundër, por, i interesuari shpreson të marrë një votim pozitiv javën e ardhshme.

Senatori, Chris Coons u bë dje i fundit nga 10 demokratët, anëtarë të këtij komisioni, i cili u shpreh, ashtu si nëntë kolegët e tij, kundër emërimit të Pompeo-s, gjatë votimit në Komision, parashikuar të hënën.

Komisioni i Punëve të Jashtme numëron 11 republikanë dhe 10 demokratë, por një maxhorancë anti-Pompeo duket se po krijohet pasi republikani, Rand Paul ka njoftuar gjithashtu se do të votojë kundër kreut aktual të CIA-s, shkruan atsh.

Pompeo duhet të presë më pas një votim në seancë plenare, që Shtëpia e Bardhë shpreson të organizojë para fundit të javës së ardhshme, për t’u konfirmuan në krye të diplomacisë amerikane.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb