Anëtarja demokrate e Komisionit të Reformës Zgjedhore, Grida Duma, u shpreh gjatë mbledhjes së sotme se problemi në sistemin zgjedhor nuk lidhet vetëm me kodin, por sipas saj problem i rëndësishëm është shfrytëzimi i pushtetit dhe përdorimi i elementeve për të ndërhyrë në proces.

“Opozita ka njohës shumë të mirë të kodit dhe kjo na bën të besojmë se kodi ka pak gjëra për t’u ndryshuar realisht. Ka diçka thelbësore te sistemi që duhet diskutuar, dhe kjo është politike, por ne e dimë që problemi me zgjedhjet nuk fillon e as mbaron te kodi, kjo është arsyeja e vetmja që mora fjalën, për tu drejtuar shqiptarëve në kuptimin dhe pritshmëritë e këtij komisioni, sfidë ka të kufizojë qeverinë në përdorimin nga administrata të mjeteve dhe gjithçkaje tjetër që ndoshta s’kanë të bëjnë me kodin por me influencën e atyre që janë në pushtet dhe që kanë mjete për të ndërhyrë në procesin zgjedhor.

Ta shtrijmë përtej komisionit detyrën e kodit. Kushdo që është në pozitë, padyshim është natyra e pushtetit që do tentojë të shfrytëzojë mjetet që ka. Besoj do bëjmë dhe në pjesën e rëndësishme të mbrojtjes së këtyre interesave”, tha Duma.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: