Komisioni i Rithemelimit në mbledhjen e pare pas dorëheqjes se Bashes, ka diskutuar për organizimin e partisë për Kuvendin Kombëtar të 30 prillit. Sipas burimeve për News24, mbështetësit e Berishës janë duke zhvilluar negociata në mënyrë që deputete të tjerë të Grupit Parlamentar të PD-së të kalojnë në mbështetje të Komisionit të Rithemelimit. ish-deputeti Klevis Balliu thekson se hapi i parë drejt bashkimit të PD-së duhet te jete vendosja e një kreu të grupit parlamentar, i pakontestuar nga atë dyja palët.

Balliu thekson se hapi imediat qe duhet te çojë partinë drejt bashkimit, është harmonizimi i qëndrimeve të Grupit Parlamentar demokrat, ku sipas ish-deputetit, duhet të vendoset një kryetar i grupit, i pakontestuar nga të dyja palët. Ish-deputeti i PD-se, komentoi edhe deklaratën e bërë në emër të grupit parlamentar demokrat, ku kërkohej që edhe Sali Berisha te tërhiqet nga Partia Demokratike dhe ndikimet e tij ne parti.

Klevis Balliu parashikon se Sali Berisha nëse fiton garën për kreun e PD-se, do te sjelle te djathtët në pushtet. Anëtari i Komisionit te Rithemelimit, thekson se se kërkesa që zgjedhjet ne parti te zhvillohen pas zgjedhjeve lokale, është një taktike e Bashës, i cili kërkon kohë për të rehabilituar figurën e tij, ne mënyrë qe te kandidojë përsëri për kreun e PD-se.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb