Mbështetësit e Berishës kanë zgjedhur kandidatin për bashkinë e Vorës. Në Vorë, është votuar që kandidat të jetë Lulzim Vrana, ku gjithsej mori 277 vota. Kujtojmë se priten të shpallen rezultatet dhe në 5 bashkitë e tjera, në Shkodër, Durrës, Lushnje, Rrogozhinë e Dibër.

Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për mediat tha se primaret, janë një risi që nuk janë përsëritur në Shqipëri prej 30 vitesh. Sipas tij, PD do ta implementojë këtë metodë, duke ndjekur kështu modelet më të mira amerikane.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb