Presidenti i Republikës Ilir Meta është takuar me kongresmenin amerikan Eliot Engel gjatë vizitës në SHBA, takim që është pasqyruar në faqen zyrtare të “Twitter” nga Komisioni për Politikën me Jashtë në Kongresin Amerikan.

Është vetë Kryetari i Komisionit për Politikën me Jashtë në Kongresin Amerikan Eliot Engel që shpreh ndjesitë e këtij takimi, në të cilin thotë se kanë folur për situatën politike në Shqipëri por edhe për ‘minishengenin’.

“Një takim i shkëlqyer me mikun tim, Presidentin Ilir Meta. Diskutuam mbi situatën politike në Shqipëri, kontributin e saj në NATO, përpjekjet e saj për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE, si dhe për çështjet e ngritura rreth ‘mini-Shengenit’ në Ballkan”.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb