Komisioni Hetimor për impiantet e trajtimit të mbetjeve urbane u shoqërua me diskutime në mbledhjen e sotme.

Gjatë fjalës së saj Ermonela Felaj theksoi se ka dyshime se Jamarbër Malltezi ka qenë një nga përfituesit e fondeve të donatorëve të huaj.

“Një projekt të Bankës Botërore e ka përfituar nëpërmjet Ministrisë së Punëve Publike dhe nuk rezulton të jetë përdorur për qëllimin që është dhënë”, tha Felaj.

Nga ana e saj kryetarja e Komisionit, Jorida Tabaku tha se Felaj kaloi caqet e etikës, ndërsa i kërkoi që ti përmbahet protokollit të rendi të ditës.

Ajo gjithashtu tha se përgatitjet në fushën e administrimit të mbetjeve nuk kanë përparuar.

Çupi: Sot fillon hetimi dhe ne kemi të drejtë të kërkojmë prova, siç e thotë hetimi. Ne kemi kërkuar ngritjen e Komisionit Hetimor bazuar në prova dhe fakte. Sot duhet ti paraqesim ato.

Felaj: Për të kuptuar se si është zbatuar ligji do kërkonin që Bashkia Tiranë të na vinte në dispozicion çdo dokument që ka të bëjë me riciklimin e mbetjeve. Një aktivitet për të cilin ka të dhëna të forta gjithmonë publike që në të jetë përfshirë kunati i kryetarit Basha, gjatë kohës që drejton e Bashkinë e Tiranës. Do kërkonim informacion nga Banka Botërore për shumat e dhëna në dispozicion si edhe përfituesit e projekteve. Nga burime të hapura publike bëhet me dije se përfitues i këtyre fondeve ka qenë edhe Jamarbër Malltezi. Një projekt të Bankës Botërore e ka përfituar nëpërmjet Ministrisë së Punëve publike , kjo na ngre dyshimin e forta se me fonde të donatorëve të huaj është abuzuar rëndë sepse nuk rezulton të jetë përdorur për qëllimin që është dhënë. Do të kërkoja administrimin e të dhënave nga INSTAT.

Tabaku: Zonja Felaj i kaluat caqet e etikës duke përmendur qytetarë privat. E kuptoj interesin tuaj dhe shqetësimin për mjedisin, apo koncensionare. Duhet të fokusohemi tek kjo detyrë e dhënë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb