TIRANË

Është mbledhur sot Komisioni Hetimor për Presidentin e Republikës ku pas diskutimeve të deputetëve pritet miratimi i raportit përfundimtar që do t’i kalojë parlamentit. Ndërsa kreu i komisionit Ulsi Manja ka treguar procedurën, deputetët kanë qenë të ndarë pro dhe kundër shkarkimit të Presidentit Meta.

Fino tha se nuk mund të krijohen struktura parlamentare për t’i vënë notë në sjellje Presidentit duke ironizuar se ndoshta duhet t’i kërkojmë fale shokut Meta për besdisjen.

Deputeti i opozitës parlamentare Halit Valteri tha se është për shkarkimin dhe iu kërkoi 55 deputetëve që votuan ngritjen e komisionit të mos e nxijnë faqen para shqiptarëve.

Alket Hyseni tha se mandati i këtij komisioni nga parlamenti nuk është për shkarkimin dhe se s’mund të marrë rolin e një gjykate.

Ulsi Manja: Raporti përfundimtar do të miratohet me vendim nga komisioni hetimor dhe do i prezantohet seancës plenare.

Referuar dhe rendit të ditës është diskutimi mbi draftraportin e Komisionit hetimor dhe miratimin përfundimtar për seancën parlamentare.

Ryçi: Ky komision nuk ka qenë në nivelin e duhur. Kemi rreth 1 vit që po merremi me këtë çështje dhe në përfundim nuk e kemi marrë atë që kemi kërkuar. Jam pro Presidentin, shkeljet nuk janë të rënda.

Bashkim Fino: Nuk ka struktura parlamentare për t’i vënë notë në sjellje Presidentit. analiza jonë duhet të ketë në fokus atë që do kishte ndodhur jo atë që ka ndodhur. Tek pasoja e dëshiruar qëndron pasoja e rëndë, qëndron faji kushtetues. Kjo është analiza dhe interpretimi politik që duhet të bënte komisioni. Sot ky komision është mbledhur me një propozim për masë disiplinore, vërejtje me shkrim për shokun Ilir Meta.

Jemi kundër shkarkimit të Presidentit madje duhet t’i kërkojmë dhe falje se mbase e kemi bezdisur këtë një vit. Ju ftoj të reflektojmë para se të votojmë në seancë.

Halit Valteri: Unë si i ri shqiptar, jo si deputet, por si njeri që e dua këtë vend, jam shumë krenar për gjithçka folët në atë diskutim. 55 emra që kanë firmosur, kanë vënë fytyrën e tyre për këtë komision hetimor, minimalisht presin seriozitet. Pres i Republikës e ka shkelur me të dyja këmbët Kushtetutën, masën se qysh tek, ia lëmë Ulsiut, Taulantit, Klotildës. Opozita parlamentare duhet të dalë më një kërkesë të vetme. Ne do t’i bashkëngjitemi raportit të maxhorancës por me një ndryshim ne do votojmë shkarkimin e Presidentit. I bëj thirrje 55 deputetëve që kanë firmosur për ngritjen e këtij komisioni mos ta nxijnë faqen para shqiptarëve.

Alket Hyseni: Në fakt është një debat që duhet sqaruar që nuk është thjesht profesional. Jemi në këtë komision hetimor jo për shkarkimin e Presidentit, lexoni mandatin që na ka dhënë seanca plenare dhe në asnjë rresht nuk është shkarkimi por kontrolli i ligjshmërisë së veprimeve të Presidentit. Në zhargonin mediatik dhe popullor është quajtur komision për shkarkimin e presidentit.

Nuk duhet të bërtasim se po shkarkojmë presidentin. nuk është moment juridik për t’u krenuar. Unë kam pasur rezerva për Presidentin e Republikës dhe ndonjë nga shkeljet mund të ketë qenë e rëndë. Nuk jemi një gjykatë profesionale, ne bëjmë një analizë juridike të fakteve.

Nëse do ishte gjykata Kushtetuese debati do ishte më i lehtë. Do kishte një filtër tjetër. Por në mungesë të saj nuk duhet t’ia lëmë bindjeve tona. Është e faktuar tashmë që Presidenti i Republikës ka shkelur Kushtetutën. Disa nga shkeljet përbëjnë elementë të plotë të shkeljes së rëndë. Mjafton për mua shkelja e eparimit të unitetit e sovranitetit por për sa kohë ekspertiza më e lartë referoi që dhe në mungesë të disa vakumeve mund t’i tolerojmë shkelje të tilla dhe pse kanë ndodhur na ka mbetur t’i themi parlamentit që kontrolli i ligjshmërisë rezultoi që ka pasur këto shkelje të cilat janë evidentuar në raport, përtej anës procedurale. Nuk i pezullojmë dot funksionarët sipas mendjes sonë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb