Deputeti i opozitës, Myslim Murrizi gjatë fjalës së tij në Komisionin Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, theksoi se duhet të ishin të rezervuar sa i takon komenteve për kasat filmike, që do të përdoren si prova ku tregohen shkeljet.

Sipas Murrizit, ai i beson ekspertizës së organeve ligjzbatuese, si SHISH, Prokuroria e Përgjithshme apo SPAK-ut.

“Ndoshta nga stafi duhej të kontaktohej dhe me rektorin apo dekanin e Juridikut që ta pyesim nëse personi që u miratua në këtë detyrë si ekspert, pranon apo jo. S’duhet të miratojmë, nëse ai nuk pranon. Se ai vjen këtu dhe thotë; ‘nuk pranoj’. Duhet të kontaktohet me rektorin e Universitet, por dhe nga pjesa e juristëve të spikatur. Sa për kasetat filmike, unë do isha i rezervuar në sensin pasi i besoj më shumë informacioneve zyrtare të institucioneve ligjzbatuese. Kam parasysh SHISH dhe Prokurorinë e Përgjithshme e SPAK. Daljet publike të presidentit, ato dalje live përballë gazetarëve, dy raste mesa kam parë, gjithsecili mund të thotë se; e kam për gallatë. Por ka qenë emision i drejtpërdrejtë dhe s’ka ndërhyrje. S’besoj se merret për bazë në komisionin hetimor se çfarë shkruan një portal apo media; presidenti ka takuar 4 kontingjent në Tepelenë apo poshtë urës së Rrogozhinës. Informacionet e organeve ligjzbatuese, nëse ka Meta kontakte me elemente të botës së krimit, me elementë që janë të skeduar nga shërbimet përkatëse si elementë antishqiptar, e na vjen nga shërbimi, dhe na vjen zyrtarisht nga Shërbimi, për mua ky është fakt dhe skam nevojë që të pyes tjetër kënd më, nëse ma dërgojnë institucionet ligjzbatuese të këtij vendi.”, tha Murrizi.

Hyseni: Ne shkurtojmë, por nuk bëjmë akt-ekspertizë të kasetave. Ne do i drejtohemi AMA-s. Mos të hyjmë në debat kot.

Braho: është shpërndarë një material fillimisht, por dje pata kohë dhe e lexova. Shoqërohet me firmat e deputetëve. Në kapitullin e tretë, shkeljet e rënda kushtetuese thuhet; Presidenti i Republikës është kreu i shtetit shqiptar, garant i kushtetutës.

Hyseni: E kanë formuluar 49 deputetët. Është kërkesa e tyre. Ata e gjykojnë se jemi para atyre rrethanave dhe shkeljeve dhe kanë ardhur në këtë komision me një ekspertizë më të lartë.

Braho: Po ku është gjetur ky ‘garanti i Kushtetutës’ pasi është turp. Se këtë po përdor Ilir Meta që thotë; ‘jam garant i Kushtetutës’

Hyseni: Në formulën e Kushtetutës kështu thuhet për presidentin.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb