TIRANË

Sot është mbledhur Komisioni Rregullator për të shqyrtuar projekt-vendimin  “Për përcaktimin e rregullave për raportimin financiar të subjekteve zgjedhore, kontrollin dhe verifikimin e financimeve dhe shpenzimeve të tyre gjatë fushatës zgjedhore”

“Vendimi po shqyrtohet në kohën e duhur. Raportimi financiar i subjekteve zgjedhore do të bëhet pas fushatës zgjedhore, derisa partitë politike të përgatiten për këtë gjë. Me shumicë votash pro miratohet projekt-vendimi në parim.

Gjithë marrëdhënia financiare duhet të jetë transparente dhe pranë instancave tona. Partitë duhet të raportojnë për financimet dhe shpenzimet gjatë fushatës. Çdo parti, është apo jo pjesë e koaliciionit, fondet i merr veçmas”, u deklarua nga KQZ.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb