Në pritje të përgjigjes përfundimtare për rinisjen e Serie A, që duhet të vijë mënjeherë pas mbylljes së takimit të planifikuar për në orën 18:30 të ditës së sotme, Komisioni Teknik Shkencor i ka dhënë “ok” protokollit për rifillimin e kampionatit, vendim që ka rritur shumë optimizmin e botës së futbollit në Apenine, raporton “Ansa”.

Ekspertët kanë vlerësuar përpikmërinë e detajeve në protokoll, duke e bërë edhe më të lehtë vendimin e takimit mes qeverisë, federatës dhe ligës. Komisioni Teknik Shkencor ka nënvizuar se “normat që janë aktualisht në fuqi parashikojnë dispozita të qarta sa i takon karantinimit të një subjekti pozitv” dhe që natyrisht do të shoqërohet nga masa të mëtejshme për grupin e lojtarëve, i cili do të futet në izolim për dy javë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb