Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli, njëherësh zëvendësministre e Shëndetësisë, iu bëri thirrje partive politike që të respektojnë masat anti-covid gjatë fushatës elektorale.

Nga mbledhja e komitetit, Rakacolli theksoi se janë evidentuar grumbullime jashtë kritereve të përcaktuara, nga subjekte politike, ndërsa theksoi se duhet të tregojnë kujdes.

“Komiteti është i shqetësuar në lidhje me fushatë elektorale, ku di sa parti bëjnë grumbullime jashtë kritereve të përcaktuara. Grumbullimet nga disa subjekte politike do të çojnë në rritje të infektimeve dhe rritje të humbjeve të jetës. Ekspertët e ngrenë me forcë këtë problem, dhe takimet ata t’i bëjnë në përputhej me rregullat e përmendura, në mbajtje të distancës. Vetëm kështu do të mund ta parandalojmë situatën, që të mos bëhen shkak për humbje të mëtejshme jete.”, tha ajo.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb