Kryeministri Edi Rama ndodhet në Romë, ku ka marrë pjesë në takimin e Komitetit të Përbashkët për Investimet, Çështjet Ekonomike dhe Sociale, Shqipëri-Itali.
Pas këtij takimi Rama ka dalë në një konferencë të përbashkët për shtyp me Zv/Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm italian, Antonio Tajani.
Zv.kryeministri italian tha pas takimit se folën për investimet në sektorin e energjisë, në bujqësisë dhe infrastrukturë.
Ndërsa Kryeministri Rama deklaroi se marrëveshja Shqipëri-Itali për njohjen e pensioneve është pothuajse në përfundim.
“Nuk dua të përsëris atë që ka thënë në mënyrë shumë të detajuar dhe me shumë kujdes zëvendëskryeministri Tajani ka thënë tashmë, por dua vetëm t’u them shqiptarëve se ka shqiptarë që janë në Itali prej vitesh dhe kontribuojnë prej vitesh në zhvillimin e ekonomisë italiane dhe kemi kuptuar shumë herë që marrëveshja për pensionet është në pikë arritje pothuajse dhe kemi fituar nga premtimi solem nga zëvendëskryeministri që kjo pikarritje nuk do të jetë një pikënisje tjetër, siç ndodh shpeshherë në anët tona”, deklaroi Rama.
“Kështu, të gjithë shqiptarët e shumtë që jetojnë, kontribuojnë, kanë punuar dhe punojnë në Itali, më në fund do të mund të ngrenë dolli për lavdinë e Republikës italiane dhe ta falënderojnë këtë qeveri, sepse kjo qeveri më në fund do ta çojë deri në fund këtë nismë shumë të rëndësishme nga pikëpamja, jo vetëm financiare, por edhe nga pikëpamja sociale dhe nga pikëpamja e respektit dhe të dinjitetit të punës së njerëzve”, tha Rama.
Konferenca e përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm, Antonio Tajani u mbajt pas takimit të dytë në nivel politik të Komitetit të Përbashkët Ekonomik (KPE) Itali-Shqipëri.