TIRANË-Në mbledhjen e Komitetit të Punëve të Jashtme, ish-ministri i Jashtëm, Aldo Bumci ka kritikuar ministrin aktual të Jashtëm Ditmir Bushati për faktin se Shqipëria ka refuzuar të drejtojë një komitet në OSBE gjatë presidencës serbe. Sipas Bumcit, ky vendim i Bushatit u bë duke shmangur Komisionin për Shërbimet e Jashtme. Në mbledhjen e komisioni,t kritikës i është bashkuar edhe kryetarja e këtioj Komisioni, Arda Dade, sipas të cilës shqetësimi i ngritur nga Bumci është me vend.

Dade: Në shkurt nisim diskutimet për ligjin për shërbimin e jashtëm. Do bëjmë konsultime, ligji aktual ka patur probleme me zbatueshmërinë
Bumci: Ministri i Jashtem i dha një goditje Shqipërisë në OSBE. Drejtimi i një komiteti në OSBE nga Shqipëria është refuzuar nga ministri Bushati, në një kohë që Serbia merr drejtimin e OSBE.
Dade: bëtë mirë që e ngritët këtë shqetësim. Por në dijeninë time, Shqipëria nuk ka refuzuar kategorikisht, por ka kërkuar drejtimin e Komitetit të Sigurisë në OSBE.
Bumci: Ministri Bushati shmangu komisionin për Shërbimin e Jashtëm…
Islami: Në ligjin për shërbimin e jashtëm duhet të shikohet hapësira për ata që kanë studiuar jashtë…
Dade: Në shkurt nisim diskutimet për Shërbimin e Jashtëm. Ligji aktual, probleme me zbatueshmërinë. Relatorët e këtij pr/ligji do të jenë Leskaj dhe Bumçi.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: