Komiteti Ekzekutiv i “IOC” (Komiteti Olimmpik Ndërkombëtar) u kërkon të gjitha federatave ndërkombëtare të sporteve të transferojnë ose anulojnë ngjarjet e tyre sportive të planifikuara aktualisht në Rusi ose Bjellorusi.

Ata duhet të marrin parasysh shkeljen e armëpushimit olimpik nga qeveritë ruse dhe bjelloruse dhe t’i japin përparësi absolute sigurisë. Vetë IOC nuk ka asnjë ngjarje të planifikuar në Rusi apo Bjellorusi.

Kjo është ajo që thuhet në një shënim nga vetë Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, i cili gjithashtu kërkon që të mos shfaqet asnjë flamur kombëtar rus apo bjellorus dhe të mos luhet himni rus apo bjellorus në ngjarjet sportive ndërkombëtare.

Menjëherë Euroleague e basketbollit ka marrë pozicionin. Të gjitha ekipet ruse do të vazhdojnë të jenë pjesë e Euroleague, por ato do të detyrohen të luajnë në një fushë neutrale, jashtë Rusisë.

“Ekipet ruse do të luajnë në shtete të tjera jashtë Rusisë, ndërkohë që kalendari do të vendoset së shpejti. Sfida përballë CSKA Moskës dhe Barcelonës, që do të luhej të dielën e 27 shkurtit, është pezulluar” – shkruhet në deklaratë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb