Komiteti Teknik i Ekspertëve në mbledhjen e kësaj të hëne, kur folën dhe për praninë e variantit Delta të virusit në vend, nënvizuan rëndësinë që kanë respektimi i masave të vendosura dhe bërja e vaksinimeve.

Ekspertët apeluan qytetarët që të mbajnë maskat mbrojtëse në ambientet e mbyllura, si masë për të frenuar përhapjen e pandemisë.

Ata gjithashtu njoftuan, se masat përkohësisht nuk do të ndryshojnë, por ngjarja do të ndiqet në dinamikë. Kështu, nuk përjashtohet mundësia që në të ardhmen të ketë një rivlerësim të masave të vendosura.

Albana Fico: Ajo që po ndodh tani që po flasim, bashkësia ndërkombëtare, me disa organizma, ka ofruar një kalendar për të pritur monstra që dërgohen nga vende në laboratorët e tyre. Ne kemi këtë metodologji pune, por edhe bashkësia ndërkombëtare na ka mundësuar këtë gjë. Padiskutim do të vijojë, kemi në rutinën tonë dhe për shkaktarë të tjerë, kjo do të vijojë. S’ka asgjë të re.


Mira Rakacolli: Vaksinimi dhe respektimi i masave të thjeshta që edhe sot u përfol me ndershmëri dhe regozitet. Mbrojta është njësoj si më parë, s’ka mjekim specifik.

Albana Fico: Është e vërtetë që ka qenë një rekomandim i përsëritur i komitetit. Ne gjatë këtyre muajve të gjatë jemi munduar. Nuk mund të zgjidhësh probleme duke vendosur gjoba. Ky apel i sotëm ka të bëjë me faktin që një harresë e qytetarëve duhet sjellë në vëmendje. Të gjithë jemi të përfshirë, autoritetet shëndetësore, ligjzbatuese, që kjo gjë të ndodhi. Të mos harrojmë që kjo është një histori e gjatë, me efekte psikologjike të jashtëzakonshme. Ne kemi problematika që kanë prekur shëndetin mendor. Ky është apel që të rikujtojmë që masat duhet respektuar. Mbajtja e maskave është një kuatrinom i rëndësishëm. I bëj apel të gjithëve.

Silva Bino: Sa i përket rasteve të cilët kanë shkaktuar edhe të tjera, janë 13 raste, që kanë shkaktuar vatra familjare. Kjo tregon që kemi një efektueshmëri të lartë. Kjo për shkak të rasteve që kërkuat.

Mira Rakacolli:
Nga situata epidemiologjike në vend nuk na imponohen masa të tjera shtesë. Ne masat i vendosim në dinamikë, në rast të kundërt, masat do të ndryshojnë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb