PRISHTINE- Kompani të njohura në botë kanë shfaqur interesimin për të investuar në Kosovë dhe janë pikërisht kompani të fuqishme amerikane që kërkojnë të investojnë në prodhimin e pjesëve ushtarake.

Qeveria e Kosovës dhe kryeministri Isa Mustafës kane premtuar se do të hartojnë disa ligjeve që mundësojnë siguri dhe ambient më të përshtatshëm për bizneset ndërkombëtare, ben te ditur agjencia e lajmeve “KosovaPress”.

Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë , Arian Zeka, tha se “qeverisja e re gjatë këtyre 8 muajve, sa i përket dikasterit ekonomik, eshte fokusuar më tepër në konkretizimin e pakos fiskale, më konkretisht ligjeve tatimore që rregullojnë fushën e tyre në vend”. Sipas tij, në përgjithësi vërehet një frymë më pozitive tek investitorët e huaj, por rezultate konkrete ende nuk ka. Ai shpreson që me kornizën e re ligjore do të mund të bëjnë që të investitorët potenciale të kenë negociata direkt me shtetin.

Zeka shtoi se disa nga kompanitë amerikane kanë shprehur interesim të investojnë në disa fusha, që tek ne tradicionalisht nuk janë të njohura. Një kompani amerikane, sipas Zekës, është e interesuar të hape fabrikë për prodhimin e pjesëve ushtarake dhe mjete të blinduara.

Sokol Havolli, këshilltar për ekonomi i kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, tha për “KosovaPress” se qeveria aktualisht është duke punuar në ligjin, i cili i mundëson atyre të negociojnë direkt me investitorët.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb