Një grup stjuardesash, në shenjë proteste për mbylljen e linjës ajrore të Alitalias, kanë hequr uniformat.

Ata shihen në rresht dhe heqin uniformat e kompanisë tashmë të falimentuar. Në fund të këtij veprimi, ata kanë hequr dhe këpucët që nënkupton “zhdukjen” e pronarëve.

“Ne kemi ardhur këtu për të shprehur, mbi të gjitha, dhimbjen tonë. Solidariteti shkon edhe për të gjithë kolegët tanë të punësuar nga ITA dhe të cilët u detyruan të nënshkruajnë një kontratë poshtëruese pune ”, thanë gratë.

Alitalia përfundoi aktivitetet e saj më 14 tetor, duke i hapur rrugë Italia Transporto Aereo (ITA), linjës ajrore shtetërore të krijuar nga qeveria italiane për të kapërcyer përfundimisht krizën e ish-kompanisë.

Marka e re, pavarësisht se ka blerë të drejtat për të përdorur emrin, nuk ka asnjë lidhje ekonomike dhe juridike me Alitalia. Kompania punësoi rreth 2,800 punonjës, pothuajse të gjithë nga kompania e vjetër, e cila kishte 10,500 punonjës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb