Kompania farmaceutike amerikane Moderna është në përgatitje të ngritjes së objektit të prodhimit të vaksinave në Afrikë, me synimin për të luftuar sëmundjet epidemike, përfshirë COVID-19.

Sipas lajmit të Bloomberg, vazhdojnë punimet në lidhje me vendin se ku do të ndërtohet objekti.

Moderna do të prodhojë vaksina për shumë sëmundje epidemike përfshirë COVID-19 në objektin që do të ndërtojë në Afrikë.

Mendohet se ky investim do të arrijë një vlerë prej rreth 500 milionë dollarësh.

Pfizer-BioNTech në deklaratën në muajin korrik njoftoi se në rajonin Cape Town të Afrikës së Jugut do të fillojë prodhimin e vaksinave.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb