Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me një lajm që qarkullon në media për aktorin Gazmend Paja, i cili është investitor strategjik në bregdetin e jugut. Mësohet se kompania e tij ‘Ecotech Energy Services’ së bashku me ‘Startek’ do të investojnë në Dhërmi 13.8 milionë euro.

Përmes një reagimi në ‘Facebook’ Berisha thekson se kjo është një vjedhje e hapur e Ramës, me aktorin Paja. Mes të tjerash Berisha ka publikuar edhe VKM-në ku aktori shpallet aksioner strategjik.

REAGIMI I BERISHËS
Nje vjedhje e hapur e Edvin Rames me Gaz Pajen!
Ja se si Rama dhe Paja lumturojne njeri-tjetrin me 133 mije meter katror ne Dhermi per ndertimin e Resortit “Lumturia”.
Per kete qellim Gaz Paja me nje VKM shpallet aksioner STRATEGJIK dhe merr dhuraten e perbashket me Ramen! Vjedhja e fundit ne serialin e vjedhjeve te narkoqeverise. sb
Ketu me poshte keni VKM e lumturimit te perbashket Rama-Paja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb