Punonjësit e pastrimit në Sarandë prej disa ditësh dalin para bashkisë për të protestuar. Shkak i daljes së tyre në protestë është paga e ulët.

Ata deklarojnë se paguhen vetëm 24 mijë lekë në muaj nga 28 mijë lekë që duhet të paguheshin që nga prilli. Ata nuk ngurojnë të shprehen edhe se nga ana e përfaqësuesve të firmës së pastrimit madje u është bërë presion, se nëse nuk vazhdojnë punën nuk është e vështirë për ta t’i heqë dhe t’i zëvendësojë me punonjës të tjerë qoftë të ardhur edhe nga Tirana dhe zona të tjera.

Deri tani nuk ka asnjë reagim nga firma e pastrimit AlcoImpekx me pronar Arbër Abazi, nipi i ish-deputetit të PS-së Sadri Abazi. Punonjësit deklarojnë se madje nga firma iu është thënë që muajt e verës të punojnë me 26 mijë lekë dhe në shtator të rikthehen në pagën 24 mijë lekë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb