Selena Gomez e ka zbuluar datën zyrtare të fillimit të linjës në kompaninë e saj kozmetike.

“Jam shumë e entuziazmuar që të them se më në fund RareBeauty do të dalë në treg më datë 3 shtator. Jam kënaqur shumë duke krijuar gjithçka dhe mezi po pres t’i provoni. Shpresoj t’i doni edhe ju po aq sa unë!”.

Në një video të shpërndarë në faqen zyrtare në Instagram, të linjës së saj të re, Selena shprehet: “Unë jetoj në një kohë ku e gjitha është për fytyrën. Gjithmonë flitet për makeup. Duket se çdo gjë ka të bëjë me mënyrën se si dukesh dhe kjo mund të jetë tepër argëtuese, por në të njëjtën kohë edhe pak e rrezikshme. Kështu që unë doja që njerëzit të ndjejnë se grimi është diçka për t’u shijuar, jo një nevojë dhe mendoj se kjo është dhe ajo që jam. Jam autentike dhe shumë e vërtetë me fansat e mi. Çdo vajzë, grua, djalë, kushdo qoftë mund të ndihen të bukur ashtu siç ata janë”.

Selena Gomez ka menduar që nëpërmjet fitimeve të kompanisë, t’u vijë në ndihmë komuniteteve të pambrojtura me nevoja në shërbimet e shëndetit mendor.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb