VEND I LIRË PUNE PËR INXHINIER HIDROTEKNIK

 

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË:

Inxhinieri Hidroteknik merret me realizimin e projekteve hidraulike dhe

supervizimin e tyre në objekt.

Ndjek ecurinë e punimeve Hidraulike në faza, që nga projekt-ideja, zbatim dhe kolaudim

përfundimtar.

Planifikon, organizon dhe mbikqyr punën e nënkontraktorëve hidraulikë për t’u siguruar se të

gjitha punimet po kryhen sipas parametrave të përcaktuara në projekt.

Përgatit dhe koordinon gjithë dokumentacionin e duhur tekniko–ligjor për marrjen e lejeve

përkatëse në institucionet vendase.

Rishikon dhe harton koston e instalimeve Hidraulike duke përgatitur preventivin total.

Identifikon tregun e materialeve hidraulike vendas ose të huaj dhe koordinon me departamentet

e tjera për mënyrën e përzgjedhjes.

Përgatit dhe monitoron grafikun e zbatimit të punimeve hidraulike në përputhje me grafikun e

përgjithshëm të projektit.

Harton dhe kontrollon situacionet mujore.

Realizon Projekt Instalime Kub/Kuz, Aspirim/Ventilim, Stacion pompash, Linja kryesore FU,

kanalizime/ MKZ.

 

EDUKIMI:

 Të zotërojë diplomë universitare në degën “Inxhinieri ndërtimi”

Të ketë përfunduar masterin në Inxhinieri Hidroteknike.

EKSPERINCA:

Të ketë eksperiencë pune në pozicionin që kërkohet 1-3 vjet

 AFTËSITË DHE KUALIFIKIMET E KËRKUARA:

  • Të ketë aftësi organizative.
  • Të jetë i aftë të punojë në mënyrë të pavarur dhe në grup.
  • Njohës i programeve si Autocad, Revit, SAAP.
  • Njohës i programeve bazë kompjuterike si paketa Microsoft Office.
  • Të ketë aftësi shumë të mira administrimi dhe menaxhimi për përmbushjen e detyrës në kohë dhe me cilësi;
  • Te kete njohuri per realizim te Hidroizolimeve , të mureve nëntokë, tualete, llozha, tarraca etc.
  • Të ketë iniciative dhe fleksibilitet lidhur me orarin e punës.
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe raportuese;
  • Njohuri të gjuhës angleze (njohja e një gjuhe tjetër të komunitetit europian do të përbënë avantazh).

 

“Erjoni” sh.p.k, mundëson kushte pune të shkëlqyera për të zhvilluar karrierën profesionale, si dhe paketë pagese të kënaqshme.

Kandidatët e interesuar të dërgojnë CV-në e tyre në: [email protected], duke specifikuar në subjekt pozicionin “Inxhinier Hidroteknik”.

Lutem informohuni se, vetëm kandidatët që plotësojnë kushtet e mësipërme, do të kontaktohen për intervistë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb