Kur bëhet fjalë për të qenë prezent në situata të nevojshme, kompania Evita shpk ka treguar se është gjithmonë e gatshme për ndihmesë. Në këtë rast, Evita mendoi që enkas 1 ditë para Vitit të Ri të jetë prezente nëpërmjet figurës së babagjyshit plot me dhurata pranë pediatrisë së Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Në pediatri trajtohen fëmijë dhe adoleshentë me një shumëllojshmëri sëmundjesh. E gjitha kjo ndodh në një mjedis miqësor për pacientët dhe familjet e tyre të cilët po kalojnë një periudhë të vështirë në jetën e tyre.

Whatsapp Image 2022 01 07 At 3.45.03 Pm
Whatsapp Image 2022 01 07 At 3.45.03 Pm

E ndërkohë që stafi mjekësor përdor teknikat më të fundit klinike për të përmirësuar rezultatet në pacientë, nuk mund të mohojmë se dhe Evita e kreu misionin e vet pasi shumë fëmijëve u erdhi buzëqeshja tek panë një “babagjysh” që u dhuronte nga një dhuratë gjithësecilit. Nëpërmjet kësaj surprize, Evita ka tentuar të sjellë shpresë dhe gëzim tek fëmijët, gjë e cila u arrit pasi syte e tyre shkëlqenin tek tërhiqnin dhuratat.

Whatsapp Image 2022 01 07 At 3.45.03 Pm (1)
Whatsapp Image 2022 01 07 At 3.45.03 Pm (1)

Në ditë të tilla Evita ka menduar se të qenurit pranë atyre që kanë nevojë nuk u jep kënaqësi vetëm atyre që marrin por dhe vetë kompanisë.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: