Kompania amerikane ”Mattel” njoftoi të premten tërheqjen në të gjithë botën të 4,7 milionë karrigeve relaksi për foshnja të markës Fisher-Price, pas një paralajmërimi të autoriteteve amerikane të cilat konfirmojnë rreth tridhjetë raste vdekje të foshnjave në dhjetë vite.

‘’Duke siguruar se produkti i tyre është i sigurtë, Fisher-Price njofton tërheqjen e vullnetshme të të gjithë modeleve të karrigeve lëkundëse ‘’Rock ‘n Play Sleeper’’ pas rasteve të raportuara të vdekjeve të foshnjave në kohën që bebat ndodheshin në ndenjësen relaksuese pa u lidhur’’, shkruan Fisher-Price në llogarinë e saj në Twitter, duke shtuar se tërheqjen do të bëhej në partneritet me ‘’Consumer Product Safety ‘’ Komisioni amerikan (USCPSC).

Më 5 prill USCPSC lëshoi alarmin për këtë produkt, pas njoftimit në atë kohë të vdekjes së 10 foshnjave që nga viti 2015 , ndërsa foshnjat ndodheshin të shtrira barkas ose në anë, pa u lidhur me rripat e sigurimit të ndenjëses relaksuese. Komisioni në bashkëpunim me Fisher-Price i bënte thirrje konsumatorëve mos përdorimin e relaksit në tre muajt e parë të jetës së foshnjes, apo nga momenti kur ai nis të mësojë të kthehet.

Të premten, prodhuesi dhe Komisioni njoftuan tërheqjen e produktit, USCPSC përmendi këtë herë vdekjen e mbi 30 foshnjave që nga koha e hedhjes në treg të modelit në vitin 2009 dhe u kërkoi prindërve mospërdorimin e menjëhershëm të këtyre produkteve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb