KINE- Kompania kineze e ndërtimit “China Pacific Construction Group”, më e madhja për nga të ardhurat, nënshkroi një marrëveshje me vlerë 1.72 miliardë dollarë për ndërtimin e një autostrade midis Malit të Zi dhe Shqipërisë, lajmëroi vetë kompania ditën e enjte.

Ndërtimi i kësaj lidhje 280 kilometra do të nisë në pjesën e dytë të vitit 2016 dhe do të përfundojë në vitin 2018, deklaroi presidenti Yan Jiehe përpara gazetarëve, në një konferencë për shtyp në Pekin.

Firma planifikon të përdorë tarifat e rrugës si kolateral për këtë projekt, informoi Yan. “Financimi duhet ende të finalizohet”, shtoi ai.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: