Kompania më e madhe ajrore e Amerikës Latine, “LATAM”, me qendër në Kili, shpalli sot falimentimin pasi pandemia e COVID-19 uli ndjeshëm kërkesën e pasagjerëve.

“LATAM hyri në pandeminë COVID-19 si një kompani ajrore e shëndetshme dhe fitimprurëse, megjithatë rrethanat e jashtëzakonshme e çuan në një kolaps kërkesën globale,” tha shefi ekzekutiv i kompanisë, Roberto Alvo.

Riorganizimi do të përfshijë bashkëpunëtorët e LATAM-it në Kili, Peru, Kolumbi, Ekuador dhe Shtetet e Bashkuara, por jo në Argjentinë, Brazil dhe Paraguai.

Linja ajrore tha se ka siguruar mbështetjen financiare të aksionerëve, për të siguruar deri në 900 milionë dollarë në financimin e zotërimit të debitorit.

Falimentimi i LATAM-it është i dyti i një linje ajrore kryesore në rajon, këtë muaj, pas “Avianca”-s së Kolumbisë, që shpalli falimentimin pasi të ardhurat e saj ranë me më shumë se 80 %, për shkak të COVID-19.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: