Përmes një statusi në facebook, deputeti i PD, Agron Shehaj denoncon se 20 milionë euro të projektit të Unazës së Re do t’i shkojnë një kompanie të regjistruar në parajsë fiskale në Delaware, përmes një kompanie nga ishujt Seyschelle, e cila nuk ka asnjë aktivitet dhe nuk ka as punonjës. Shehaj shkon më tej në denoncimin e tij, ndërsa thotë se ky është një art i ri i vjedhjes së Edi Ramës.

“Rreth 20 milionë euro të projektit të Unazës së Re do t’i shkojnë një kompanie të regjistruar në parajsë fiskale në Delaëare, përmes një kompanie nga ishujt Seyschelle, e cila nuk ka asnjë aktivitet dhe nuk ka as punonjës. Arsyeja më bindese për të shpjeguar se pse Edi Rama nuk tregon se kush janë pronarët e kësaj kompanie fasadë është se pas saj është… ai vetë.” Shkruan Shehaj ndërsa shton se Ky mund të jetë arti i ri i vjedhjes së Edi Ramës.

“I merr paratë direkt nga Buxheti i Shtetit dhe i transferon direkt në llogaritë e tij në parajsat fiskale. Zgjidhje e zgjuar: grabit “ligjërisht” dhe i transferon paratë në llogaritë personale jashtë shtetit po “ligjërisht”- thekson deputeti demokrat.

Statusi i plotë:

Rreth 20 milionë euro të projektit të Unazës së Re do t’i shkojnë një kompanie të regjistruar në parajsë fiskale në Delaware, përmes një kompanie nga ishujt Seyschelle, e cila nuk ka asnjë aktivitet dhe nuk ka as punonjës. Arsyeja më bindese për të shpjeguar se pse Edi Rama nuk tregon se kush janë pronarët e kësaj kompanie fasadë është se pas saj është… ai vetë.

Ky mund të jetë arti i ri i vjedhjes së Edi Ramës: i merr paratë direkt nga Buxheti i Shtetit dhe i transferon direkt në llogaritë e tij në parajsat fiskale. Zgjidhje e zgjuar: grabit “ligjërisht” dhe i transferon paratë në llogaritë personale jashtë shtetit po “ligjërisht”.

Nisur nga fakti se paratë do shkojnë në xhepin e tij, shpjegon se pse Rama është i aq dhunshëm me qytetarët dhe i gatshëm të përzejë nga shtëpitë, të burgosë dhe të persekutojë çdo njeri, nga fëmijët, gratë dhe të moshuarit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb