Disa kompani kërkojnë të punësojnë persona të famshëm për të reklamuar produktet e tyre. Megjithatë, faqja më e madhe Kineze e shitjeve online, Alibaba, po kërkon një punonjës jo të zakonshëm për të promovuar produktet dhe uljen e madhe që do i bëjë këtyre të fundit në datën 11 nëntor.

Alibaba, platforma më e madhe në botë për sa i përket reklamimit online, shpreson se një mace do tërheqë një numër më të madh vizitorësh. Macja do shfaqet në mbrëmjen e 11 nëntorit përpara uljeve të mëdha të çmimeve.

Kompania prestigjioze është në zotërim të Jack Ma, personi i dytë më i pasur në Kinë, pasuria e të cilit shkon deri në 2,3 miliardë paund, sipas “Forbes”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: