Kompania Aluflor është lançuar dhe ka nisur punën edhe në tregun amerikan, në Salt Lake City në shtetin Utah, SHBA. Në një ceremoni inaugurimi të këtij starti të ri, merrnin pjesë personalitete të larta të biznesit dhe politikës si, Prokurori i Utah, Meet Sean; ambasadorja shqiptare në SHBA, Floreta Luli Faber, përfaqësues të zyrës së Guvernatorit Franz Kolb, përfaqësues të Ëorld Trade Center; anëtarë të Bordit “Aluflor America”, në të cilin bëjnë pjesë personalitete të shquar të biznesit dhe ligjit, me kryetar Bordi, Chris Boyce, – një sipërmarrës i suksesshëm dhe akademik i shquar në fushën e biznesit – dhe të ftuar të tjerë nga bota amerikane e sipërmarrjes.

Të pranishmit vlerësuan si rast të rrallë kur një kompani shqiptare, një biznes i drejtuar nga një zonjë, siç është CEO e “Aluflor”, Erjola Florentia Xheko, “guxon” të hyjë seriozisht në fushën e ndërtimeve në tregun amerikan.

18 vjet më parë Aluflor solli në tregun shqiptar dy nga kompanitë më të mëdha gjermane në fushën e ndërtimit, Wicona dhe Interprane, bashke me risitë që ato përfaqësonin, dhe përtej oqeanit ka nisur punën për ndërtimin e sistemeve më të avancuara të fasadave dhe me cilësi të lartë dhe miqësore ndaj mjedisit.

Angazhimi për uljen e konsumit të energjisë në ndërtesa dhe rrjedhimisht reduktimi i emetimit të karbonit në çdo projekt, për të siguruar të ardhmen e brezave është prioriteti kryesor i punës së Aluflor. Promovimi i ndërtesave të gjelbra, ndërtimi i godinave me efiçencë të lartë në kursimin e energjisë dhe mbrojtja e mjedisit e bëjnë Aluflor pjesë të plejade bashkëkohore lider në botë, por dhe të një iniciative globale në të cilën janë rreshtuar vendet më të zhvilluara të Globit, si sfidë sublime e këtij mijëvjeçari.

Me këtë filozofi dhe me eksperiencën e fituar tashmë, Aluflor është lançuar edhe në tregun amerikan.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb