“Pandora Papers”, ka publikuar të dhëna për disa nga njerëzit më të fuqishëm të botës, që lidhen kryesisht me akte korruptive dhe pastrim parash.

Kjo ishte dhe temë diskutimi në emisionin “Real Story”, të gazetarit Sokol Balla. Një ndër të ftuarit në studio, Gjergj Erebara, foli mbi të dhënat e zbuluara për një kompani shqiptare, të quajtur ‘AL Energy Transmission’.

Sipas tij, kompania është regjistruar në Dubai dhe drejtohet nga biznesmeni shqiptar Vasil Kallupi. Sipas Erebarës

“Është kompania e regjistruar në Dubai, ‘AL Energy Transmission’ me drejtues biznesmenin Vasil Kallupin. Janë marrë 36 pagesa. Këto quhen kontrata konsulence dhe konjektura që janë bërë këto kontrata, dhe pagesa e parë është bërë në vitin 2013, këto pagesa janë 30% të shumës së kontraktuar. Duke qenë se këto janë kompani që operojnë jashtë territorit shqiptar, lindin dyshime që këto janë para korrupsioni”, tha Erebara.

Gazetari tha ndër të tjera, se është krijuar ideja se ishujt ekzotikë janë të vetmet vende ku bëhet pastrami i parave, por të ashtuquajturat “parajsa fiskale” sipas Eerebarës gjenden dhe në Britaninë e Madhe, Holandë dhe më gjerë.

“Ka më shumë informacion se sat ë dhënat e mëparshme. Kjo për nga përmasat janë 3 herë apo 4 herë më shumë se të dhënat e dhëna më parë. Këto dokumente nuk janë të lehtë të lexueshme. Pavarësisht se është një rrjedhje e madhe, nuk është se janë zbuluar sekretet e botës. Të bën shumë përshtypje kontrasti i realitetit me deklaratat. Gjatë viteve të fundit shtete të ndryshme të SHBA, kanë ecur në drejtimin për t’u bërë parajsa fiskale.

Për të folur për parajsat fiskale, Holanda ka të gjitha kriteret e parajsës fiskale, Hungaria ka shumë element, Britania e madhe është pak a shumë një parajsë fiskale, nuk mund të thuash që janë vetëm ishujt ekzotikë. Në Britaninë e Madhe prej sumë vitesh u leverdiste goxha që oligarkët e të gjithë botës, të shkonin në Londër dhe të blinin në shifra marramëdnse pronat e autokratësisë në rënie”, përfundoi gazetari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb