Sipas rezultateve të publikuara nga Bashkimi Evropian për kompanitë me investimet më të larta industriale në kërkim dhe zhvillim (R&D) gjatë vitit që lamë pas, Huawei renditet e treta. Kompania është ngjitur me dy vende krahasuar me 2019-ën, kur u rendit e 5-ta.

  • foto galeri

Tabela e rezultateve publikuar nga Bashkimi Europian për investimet industriale R&D për vitin 2020 është një botim i Komisionit Evropian. Ai rendit nivelet e investimeve kërkimore të 2500 kompanive në të gjithë botën që përbëjnë 90% të R&D të financuar nga biznesi në botë. Raporti u përgatit nga Qendra e Përbashkët e Kërkimit e BE (JRC).

“BE konfirmon se Huawei është tani mes tre kompanive më novatore në botë. Për të ruajtur mënyrën evropiane të jetës për brezat e ardhshëm, Evropa do të duhet të përdorë teknologjitë dhe novacionet më të fundit. Huawei është gati të bashkohet me Evropën për një të ardhme të përbashkët të ndritshme,” tha Abraham Liu, Përfaqësuesi Kryesor i Huawei në Institucionet e BE.

  • foto galeri

Pjesa më e madhe e hulumtimeve globale që Huawei kryen, zhvillohen në Evropë. Huawei ngriti qendrën e saj të parë kërkimore në Suedi në vitin 2000. Sot, përmes një sërë partneritetesh me mbi 150 universitete evropiane, Huawei është tërësisht i përfshirë në ekosistemin kërkimor TIK në Evropë. Përmes këtij aktiviteti kërkimor bashkëpunues, Huawei e bën Evropën të përshtatshme për epokën dixhitale.

Huawei beson se bashkëpunimi ndërkombëtar për kërkime shkencore forcon konkurrencën e BE-së dhe kontribuon në zbutjen e ndryshimeve klimatike, duke mbështetur kështu strategjikisht “Marrëveshjen e Gjelbër Evropiane.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb