Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati në një intervistë dhënë për emisionin “Kjo javë” nga gazetarja Nisida Tufa në “News 24” foli për situatën e pandemisë.

Bushati tha se beson se duhen bërë më shumë teste nga sa janë bërë, pasi kjo do të shërbente për më mirë.

Unë nuk jam as analist dhe as gjitholog që të flas për këtë cështje, por nga sa kam ndjekur nga ekspertët që kanë folur për këtë cështje, askush nuk e vë në dyshim që duhen më shumë testime, duhen më shumë masa për të gjurmuar pandeminë.

Presidenti francez i foli popullit të vet për një Francë të papërgatitur për përmasat që kishte kjo pandemi. Deri vonë kishte debat në Itali, ku specialistët ishin të ndarë nëse duhen teste. Edhe nëse ne nuk kemi shkencën më mirë se vendet në Perëndim, jam ndjerë mirë sepse shqiptarët kanë dhënë kontributin e tyre, edhe ata në diasporë”, tha Bushati.

Më tej, Bushati theksoi se në nenet e shtuara për dënime në rast se nuk ka respektim të karantinës, duhet pasur kujdes në raport me të drejtat e njeriut.

“Cdo personalitet politik, përfshirë edhe kryeminitrin, ka një cilësi të dallueshme me personalitete të tjera politike. Kjo është cështje stili e unë nuk jam as ekspert i komunikimit publik. Kur bie fjala për të drejtat e njeriut, besoj se duhet të jemi më të kujdesshëmm, edhe në prodhimin e legjislacionit. Kur iu pyesni për kryeministrin, unë besoj se në këtë situatë aq intensive, askush nuk është perfekt, sepse është cështje shumë e gjerë. Virusi është global, zgjidhja është lokale”, u shpreh Bushati.

Po ashtu, Bushati deklaroi se biznesi nuk duhet të stigmatizohet, e se biznesi i vogël sidomos ka nevojë për mbështetje.

“Ne duhet të bëjmë gjëra që janë ekonomikisht të arsyeshme. Buxheti i shtetit është shumatore e kontributeve të qytetarëve dhe të bizneseve. Duhet  te jete edhe korrekte politikisht, e moralisht e drejtë. Paga është  drejtpërdrejtë te ata persona që ndjejnë përditë pasojat e Covid-19. Unë besoj se fokusi duhet të jetë tek shumica e biznesve në vend. Duhet ta thellojmë këtë politikë, sepse ka tendencë për të stigmatizuar biznesin. Biznesi duhet mbështetur e biznesi duhet ta kuptojë se pas pandemisë, bota do të jetë ndryshe”, tha ai.

Ditmir Bushati tha se qeveria vazhdon të jetë në mbështetje të 10-15 kompanive afër saj, ndërsa shtoi se duhen mbështetur njësoj të gjitha bizneset, sidomos ata të vogla.

“Ekonomia jonë është e brishtë. Jo të gjithë aktorët patjetër nuk do jenë të kënaqur. Jemi në një situatë krize. Prapë ne shikojmë 10-15 biznesmenë që kanë marër tendera, ndërsa ka biznese të tjera që thjesht fitojnë lekët e përditshme. Duhen parë ata kompani të mëdha që duhet të kontribuonin. Unë nuk dua t’ju them oligarkë, por fakt është se një grup ii ngushtë përfituesish që operojnë në Shqipëri, do të ishte e udhës që të kontribuonin”, vlerësoi Bushati.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb