Nga: ZONJA KATERINA

2 peta sfoljatë
8 vezë
8 lugë sheqer
8 lugë miell
1 fç arra
1 ls kakao
1 fç reçel qershie
1 lugë gjalpë

Për sherbetin:
4 gota sheqer
3 ½ gota ujë

Në një enë qelqi hedhim vezët dhe sheqerin dhe i përziejmë derisa të krijohet një masë e qëndrueshme. Perziejme miellin me arrat e thërrmuara dhe kakao dhe e shtojmë pak e nga pak tek vezët duke e trazuar lehtë që mos të humbasë vëllimi.

Lyejmë tavën me pak gjalpë, shtrojmë një petë sfoljatë dhe mbi të vendosim reçelin e qershisë (mundësisht kokrra dhe më pak lëng, ose dhe mund ta lidhim reçelin duke e lenë në zjarr të marrë valë me 1 lugë niseshte dhe më pas e lemë të ftohet plotësisht). Pasi kemi vendosur shtresën me reçel hedhim masën e përgatitur. Vendosim petën tjetër sfoljatë mbi krem duke u kujdesur që të mos ngjeshet dhe rrudhoset.

E presim lehtë kompekajën me thikë në racione katrore ose rombe. E lyejmë sipërfaqen me një të verdhë veze të rrahur me pak ujë. E vendosim të piqet në furrë në temperaturë 180-200 gradë për 30-35 minuta. E lemë ëmbëlsirën të ftohet pak, presim racionet deri në fund dhe më pas e sherbetosim.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb