Në emisionin ‘Open’ në News24 u trajtua miratimi i aktiv normativ për kompensimin e çmimeve për materialet e ndërtimit si edhe protesta e thirrur më 7 korrik nga opozita.

I ftuar në studion e ‘Open’, analisti Fatos Lubonja debati në botë është që bizneset të ndihmohen, por rasti konkret me këtë akt normativ në Shqipëri sipas analistit është problem pasi nuk bëhet fjalë për biznese. Gjithashtu Lubonja shtron pyetjen se përse Shqipëria ka nevojë vetë për zhvillimin e ndërtimit.

“Kemi nevojë për më shumë të dhëna. Sot debati në botë është që bizneset duhen ndihmuar sepse ato punësojnë…Në rastin konkret këtu nuk bëhet fjalë për biznese, por për kompani ndërtimi dhe këtu ngrihet një problem përtej të përditshmes. Përse Shqipëria kë nevojë të zhvillojë vetëm ndërtimin në mënyrë kaq tumorale. Mënyra e qeverisjes që ka filluar Rama që kur ishte kryetar bashkie ka qenë mbështetja tek ndërtuesit tek paratë e pista ka kaluar tani, sepse kështu mbahet pushteti. Tani duket që është e nevojshme që këta të subvencionohet sepse nuk ka asgjë tjetër. Plus pastaj janë një lob shumë i fuqishëm…”, tha Lubonja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: