Deputeti Dashnor Sula është përplasur në Kuvend me ministren e Financave, Ibrahimaj lidhur me kompensimin e qytetarëve për rritjen e çmimeve.

Në fjalën e tij Sula ka rreshtuar një sërë shifrash të cilat tregojnë se masat e marra në përgjigje të krizës ekonomike në vendin tonë, janë më të ulëta në krahasim me vendet e rajonit.

Ndërkohë, ministrja e Financave ka replikuar duke u shprehur se shifrat janë të pavërteta dhe ka akuzuar deputetin se flet me një ton populist.

“112 akte normative. Parlamenti është i anashkaluar, sepse më gjeni një akt që të ketë rrëzuar Parlamenti se ne o e rrëzojmë ose e votojmë. Qeveria i bën aktet sipas interesave të veta. tani, nuk jemi kundër se e dimë që edhe kompanitë nga rritja e çmimit duhet të indeksohen. por pse indeksohen vetëm kompanitë të cilat marrin fonde publike dhe jo qytetarët e thjeshtë që blejnë çdo ditë me çmime të larta. Filozofitë e ministres së Financave nuk janë të vërteta. Me paketën e rezistencës kë kategori ke kapur? Pensionistëvë i ke dhënë 90 mijë lekë për 3 muaj, a ia zgjidh kjo hallin? Po shtresat në nevojë? Me 80 mijë lekë do mbahen? Kjo është paketa e rezistencës. Maqedonia e Serbia, e Kosova ka dhënë më shumë se ne. Edhe vini këtu na thoni gjëra të pavërteta”, tha Sula.

Debati

Sula: Kompanitë e rindërtimit të tërmetit, a e dini që 8 kompani janë me probleme penale me persona të arrestuar e në kërkim ndërkombëtar. Vetëm ju ju qëllojnë kryetarët e bashkisë e drejtorat që bëjnë trafik kokaine. Ne s’na qëllon se ne kemi përgjegjshmëri. Bashkia Vorë dhe Kavajë thuajse 100 përqind borxhe.

TVSH në ushqime. Ministrja tha që ka nisur kriza që në 2021 a ju kujtohet që opozita në tetor erdhi me paketën për të ilir TVSH në 6 përqidn për produktet e shportës. ju nuk e pranuat. Maqedonia e kishte 20 përqind dhe e zeroi. Po aksiza për naftën? Kemi çmim më të lartë jo vetëm në rajon por edhe në Europë. Ju nuk hiqni asnjë taksë. A e dini që keni grumbulluar miliona euro, 342 milion? Kthejani qytetarëve. Këto janë të vërtetat. Nuk ka nevojë për filozofira. Sa do zgjasë varfërimi i qytetarëve. E vërteta është një shoqëri e varfër dhe një qeveri e pasur. Nuk ka më njerëz në bujqësi, shihni Peqinin, Gramshin, Belshi, janë shkretuar. Unë e di që opozita ka problematikat e veta, kemi pasur ne 3 4 oligarkë por ju i bëtë 25. Jam i bindur që këtu tani një pjesë e politikanëve të lartë nuk sillen si politikanë por biznesmenë”.

Ibrahimaj: Mund të dilni në foltore me ton populist e pa thelb. Mund të mos dëgjoni argumentimet tona e të mos lexoni shifrat e institucioneve ndërkombëtare. Rritja ekonomike nuk vjen vetë por nga politikat e qeverisë. Mund të përmendni shifra të rreme, ju ftoj ti lexoni e ti kuptoni. Ju nuk doni të kuptoni që mbështetja e qeverisë shqiptare për krizën është 44. 5 miliard lekë. qeveria rishpërndan dhe bën politika që frenojnë rënien ekonomike. Rezultatet tregohen në shumë faktorë. Mund të bërtisni me tona të forta pa thelb, por populli nuk bindet nga fjalët tuaja por nga aktet dhe veprat.

Sula: Nuk i shpik unë këtu, ju po gënjeni haptazi ditën për diell dhe nuk iu bën syri tërr.

Ibrahimaj: U sugjeroj ekonomistëve të merren me çështjet ekonomike dhe të tjerëve të merren me çështjet që i përkasin. Siç është shpjeguar në shumë raste TVSH për 99% të bizneseve është zero. Nuk ndërhymë te norma e TVSH se e dinim që nuk do kishte efekt, por ndërhymë te subvencioni që i dhamë shqiptarëve. Analizat tregojnë që politika jonë ka qenë produktive.

Felaj: Dukeni shumë shëmtuar kur flisni nga vendi. Nuk kam dëshirë të marr masë, por disa këtu e meritojnë të marr masë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: