TIRANE

Kryeparlamentari Gramoz Ruçi nuk ka futur në rendin e ditës kërkesën e 28 deputetëve socialistë për shkarkimin e Arben Malajt si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi deklaroi se nisma duhet të vijë nga Këshilli i Ministrave në bazë të rregullores së parlamentit.

“Lidhur me këtë çështje njoftoj nismëtarët dhe kuvendin se kërkesa nga ana ime i është përcjellë Këshillit të Ministrave për kompetencë, pasi në zbatim të nenit 47/1 të ligjit për BSH Këshilli i Ministrave është ai që nis procedurën dhe nëse ai e nis vihen në lëvizje procedurat e tjera sipas rregullores së Kuvendit, komisionet dhe mandej seanca e Kuvendit.” u shpreh Ruci.

Kërkesa për shkarkim të Arben Malajt nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, u dorëzua në Kuvend me firmën e 28 deputetëve socialistë, me argumentin se z.Malaj ka shkelur Kodin e Etikës dhe sovranitetin e BSH.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb