I ftuar në “Kjo javë” në News24, kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ka folur në lidhje me projektet ku është investuat fuqishëm në Tiranë. Ai ka folur në lidhje me Kompleksin e Pishinave, parkun e “7 xhuxhave”, Kopshtin botanik dhe atë zoologjik dhe planet për të pasur një lidhje mes dy të fundit për të siguruar një eksperiencë ndryshe.

Në lidhje me Pishinat, kryetari i bashkisë së Tiranës, ka përmendur se është një nga hapësirat që është marrë në administrimin e bashkisë.

“Kemi pasur 3 prona që janë dhënë me qera shumëvjeçare. Qyteti atëherë ende nuk kishte marrë veten dhe ministria e asaj kohe kishte menduar të fuste në loje privatët, flasim për zonën tek “7 xhuxhat”, pishinat dhe Dajti.

Pishina sapo është pastruar pasi ka qenë si kënetë, ka ndodhur vetëm një pastrim bazë i të gjithë pishinës.
Pishinat duhet t’ia rikthejmë federatës sonë. Kampionët tanë trajnohen në hapësira private.
Fillimisht do ti dedikohet federatës dhe në fundjavë do të jetë e hapur për qytetarët që nuk kanë mundësi që të shkojnë në plazhe.
një pjesë e zyrave do ti dedikohen federatës së futbollit të Tiranës. Sa i përket cilësisë së ujit, mund të them që
çdo një orë do të matet PH i ujit, sepse një mjedis acid është problematik për lëkurën.

Në lidhje me datën e hapjes së plotë, për të qëndruar me këmbë në tokë,. mund të them se presim që vera e ardhshme të jetë stina e parë e notit olimpik në Tiranë.
Megjithatë një pjesë që duam të fuqizojmë është aqua-parku për fëmijët.

Kopshti botanik.

Në lidhje me kopshtin botanik, mund të them që jemi në një proces gjyqësor me fakultetin e Shkencave të Natyrës.
Ata nuk e përballojnë dot. E kanë pasur për kaq shumë vite dhe nuk kanë mundur dot ta mirëmbajnë. Ka mbërritur në nivelin ZH, me çifte që duhet t’i paguajnë rojës së kopshtit 5 mijë lekë për të filmuar një videoklip dasme, pra jo drejtorit, rojës.

Plani është që kopshti zoologjik dhe ai botanik të lidhen me një tunel që do të sjellë një eksperiencë ndrydhe me vizitën e të dyjave në vetëm një ditë.

Tirana sot ka GDP 7.2 miliard në vit, pra 20 miliard euro në ditë. Kjo është sa GDP e gjithë vendit në 2006. kjo nënkupton që të gjitha investimet që janë bërë në Tiranë kanë sjellë rezultatet e tyre.

Kopshti zoologjik

Në çdo punë që bëjmë rregullojmë ca edhe nga problemet e së kaluarës. Dy kate janë parking ndërsa sallat janë hapësira didaktike ku mund të organizohen edhe orë mësimi.

Kemi edhe hapësira ku mund të organizohen festa, takime me veterinerë, hapësirë multifunksionale.
Rrethimi është rikuperuar. Pallatet ishin deri në buzë të kopshtit, por ishte zaptuar edhe gardhi. E kemi çuar gardhin deri në kufirin që duhet.
Kemi një biletari më dinjitoze ku mund të merret edhe një kafe apo diçka për të ngrënë.

Po vjen një kontigjent i madh lemurësh. Sot kafshët nuk shiten më në treg të zi, por dhurohen nga një kopsht zoologjik në një tjetër. Sa i përket çmimeve, ato do të jenë të përballueshme nga të gjithë”, ka deklaruar Veliaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb