Pele është transferuar në kujdesin paliativ. Sipas raportimeve, ikona e futbollit, 82 vjeç, nuk po i përgjigjet më kimioterapisë në luftën e tij me kancerin.

I konsideruar si një nga futbollistët më të mëdhenj të historisë, ai i është nënshtruar trajtimit me kimioterapi që nga shtatori 2021.

Pele iu nënshtrua një operacioni për të hequr një tumor nga zorra e trashë vitin e kaluar dhe pati vizita të shumta në ICU gjatë qëndrimit të tij dhe vazhdoi të trajtohej rregullisht, duke përfshirë një trajtim tjetër kimio pak para Krishtlindjeve.

Në fillim të këtij viti, u diagnostikua se qelizat e kancerit ishin përhapur në zorrë, mushkëri dhe mëlçinë e tij. Në jetë, Pele ka fituar shumë beteja, por më e rëndësishmja që duhet t’ia dalë me siguri është kjo…

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: