Erling Haaland mbetet një nga lojtarët më të kërkuar në tregun e transferimeve. Sulmuesi norvegjez prej kohësh është vendosur në majën e listës së dëshirave nga shumë klube të mëdha evropiane, duke nisur nga Real Madrid, PSG apo Bayern Munich. Sipas të përditshmes gjermane Bild, B.Dortmund dëshiron të zgjas kontratën me Haaland, por sulmuesi i ka vendosur një kusht të papërballueshëm. Haaland kërkon 30 milionë euro në sezon, për të firmosur rinovimin e kontratës, kjo është një shifër e panegociueshme edhe për ekipet e tjera që kërkojnë shërbimet e tij.

Rudiger
Rudiger

Kjo shifër bie ndesh me politikat e Bayern duke bërë që ekipi i Nagelsmann të tërhiqet nga gara, të paktën për momentin. Gjigandët gjerman kanë një tjetër prioritet, fillimisht kërkojnë të blindojnë mbrojtën dhe nga Anglia bëjnë me dije se edhe Bayern është futur në garë për të siguruar shërbimet e Rudiger, me mbrojtësin që do të largohet nga Chelsea fals në fund të sezonit pasi i përfundon kontrata.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb