Diplomacia amerikane është shprehur “thellësisht e shqetësuar dhe e zhgënjyer” nga dënimi me burgim të përjetshëm të turkut Osman Kavala, i cili u akuzua për komplot për të rrëzuar qeverinë e Presidentit Recep Tayyip Erdogan.

“Ky dënim i padrejtë bie ndesh me respektimin e të drejtave të njeriut, lirive themelore dhe sundimit të ligjit”, tha në një deklaratë zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price.

“Ne i bëjmë thirrje sërish Turqisë që të lirojë Osman Kavalën”, tha Departamenti i Shtetit në një deklaratë.

Kavala u shpall fajtor për përpjekje për të përmbysur qeverinë turke duke financuar demonstratat. Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut dhe qeveritë perëndimore e kanë quajtur një persekutim politik gjykimin e një biznesmeni dhe filantropi, një “dele e zezë” në qeverinë Erdogan.

“Ne mbetemi shumë të shqetësuar për goditjen ligjore të vazhdueshme ndaj shoqërisë civile, medias, politikanëve dhe biznesmenëve në Turqi”, tha Departamenti i Shtetit në një deklaratë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb