Talebanët kanë ndaluar shitjen e kontraceptivëve në dy qytete të Afganistanit, duke pretenduar se përdorimi i tyre nga gratë është një komplot perëndimor për të kontrolluar popullsinë myslimane.

The Gurdian” raporton se talebanët kanë shkuar në çdo shtëpi dhe farmaci duke urdhëruar mos konsumin dhe mos shitjen e tyre.

“Ata erdhën në dyqanin tim dy herë me armë dhe më kërcënuan që të mos i mbaja për shitje pilulat kontraceptive. Ata po kontrollojnë rregullisht çdo farmaci në Kabul dhe ne kemi ndaluar shitjen e produkteve”, tha një pronar dyqani.

“Nuk ju lejohet të dilni jashtë dhe të promovoni konceptin perëndimor të kontrollit të popullsisë”, ka thënë një farmaciste.

Po ashtu, farmacistë të tjerë në Kabul dhe Mazar-i-Sharif konfirmuan se ata janë urdhëruar të mos rezervojnë asnjë ilaç për kontrollin e lindjes.

“Artikuj të tillë si pilulat e kontrollit të lindjes dhe injeksionet Depo-Provera nuk lejohen të mbahen në farmaci që nga fillimi i këtij muaji dhe ne kemi shumë frikë të shesim ato që kemi stok,” tha një tjetër pronar dyqani në Kabul.

Pas mbylljes së universiteteve, ndalimin e punës dhe daljen në park, kjo është masa më e fundit kontrolluese që prek gratë afgane.

Ministria e Shëndetësisë Publike e Talibanëve në Kabul nuk ka lëshuar asnjë deklaratë zyrtare për këtë çështje.

Luftëtarët talebanë që patrullojnë në rrugë në Kabul u kanë thënë banorëve se “përdorimi i kontraceptivëve dhe planifikimi familjar është një agjendë perëndimore”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb