Dalin pamjet e operacionit “Komploti” të SPAK dhe Policisë së Shtetit ku janë arrestuar 5 persona dhe janë shpallur në kërkim 4 të tjerë për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj në vitin 2019.

Siç shihet nga pamjet policia ka zhvilluar kontrolle për armë në oborrin e banesës së Akil Nerjakut me mjete të posaçme

Gjatë këtij operacioni, u zhvilluan kontrolle në 11 banesa, në Tiranë, Durrës dhe Fushë Krujë dhe janë sekuestruar 1 armë gjahu, 1 jelek antiplumb, 2 jelekë shpëtimi, dylbi me rreze të largët, 5 automjete, 4 milionë lekë, 6 aparate celulare, 50 kontrata shit-blerjeje pronash, dokumente, 11 ora dore të markave të shtrenjta dhe sende të tjera të ndryshme.

Operacioni u zhvillua në Tiranë, Durrës dhe Fushë Krujë.
Operacioni, nga Drejtoria Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, FNSH dhe Repartin Special Renea, nën koordinimin e SPAK-ut.

Gjatë këtij operacioni janë ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, të caktuara nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për shtetasit:

– Bashkim Haxhija, 54 vjeç;
– Marsel Decka, 38 vjeç;
– Endrit Sinani, 29 vjeç;
– Genti Ndërjaku alias Kili Ndërjaku, 40 vjeç,
– Juljan Pjetri, 45 vjeç

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb