Nga: ZONJA VJOLLCA*
Komposto me ftonj

2-3 ftonj
½ lëng limoni
120 gr sheqer kaf
250 ml ujë
150 ml verë të bardhë
Vanilje
Karafil

Qërojmë ftonjtë, i presim në feta ose në kubikë dhe i vendosim në një tas duke i spërkatur me pak lëng limoni. Vendosim një tenxhere në zjarr duke shtuar në të sheqerin, karafilin, verën, ujin dhe vaniljen. Pasi uji me verën të fillojë të vlojë shtojmë ftonjtë. E mbulojmë tenxheren me kapak dhe e lemë të ziejë për 10-15 minuta duke i kontrolluar herë pas herë që ftonjtë të mos ziejnë shumë aq sa të shpërbëhen. Më pas i largojmë dhe mund ti shërbejmë në çast si një ëmbëlsirë ose i vendosim në një tas i lemë të ftohen dhe i shërbejmë si komposto.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: