Pas lajmit për “pushimin nga puna” të tre kompozitorëve të njohur, Shpëtim Saraçi, Alfred Kaçinari dhe Edmond Zhulali, për të cilin drejtori i përgjithshëm i Radiotelevizionit Publik Shqiptar tha “askush nuk është pushuar nga puna, kompozitorëve u janë propozuar detyra të reja në strukturën e re”, vjen një tjetër shkarkim.

Kësaj here bëhet fjalë për kompozitorin e njohur Kujtim Prodani. Ai ka shkruar në profilin e tij në Facebook duke paralajmëruar shkarkimin e tij:

“LAMTUMIRE T.V.SH ! (me erdhi radha…..) Falenderoj bashkepunetoret dhe, natyrisht TELESPEKTATORET!”.
Pas denoncimit të PD­-së, se Shpëtim Saraçi, Edmond Zhulali dhe Alfred Kaçinari janë shkarkuar nga detyra, Panorama Online, pyeti pranë Këshillit Drejtues të RTSH­-së se çfarë ka ndodhur me strukturën e re.

Një burim në Këshill, tha se nuk ka asnjë vendim për shkarkimin e tre kompozitorëve, por vetëm për ndryshim strukture. Sipas këtij burimi, tre kompozitorët ishin pjesë e Departamentit të
Krijimtarisë Muzikore që si punë kryesore të tij kishte përgatitjen e festivalit të këngës në fund të vitit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: