SHBA

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka dhënë sinjale të një marrëveshjeje me SHBA për shkëmbimin e të burgosurve.

Putin thotë se Presidenti i SHBA i ngriti çështjen për amerikanët që janë burgosur në Rusi.

Ai la të hapur kompromisin për një marrëveshje me Uashingtonin për këtë çështje, por nuk dha detaje. Sot Biden dhe Putin u takuan në Gjenevë në një takim ballafaques. Ky takim vinte pas një klime të tensionuar të marrëdhënieve Rusi-SHBA.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb