Asambleisti (anëtar i këshillit) i Vetëvendosjes në komunën e Prishtinës, Gëzim Sveçla, në një video që është publikuar, shihet duke shkatërruar pajisjet në sallën e mbledhjeve në Komunën e Prishtinës.

Sipas asambleistit të LDK-së, Egzon Pacolli, kjo ndodhi pas miratimit të buxhetit.
“Reagimi i djalit të axhës të Xhelal Sveçlës dhe shefi i grupit të asambleistëve të VV-së, Gzim Sveçla pasi kaloi buxheti në Komunën e Prishtinës, kjo tregon kush ia do të mirën qytetarëve”, ka shkruar Pacolli.

Express ka tentuar të marrë një përgjigje nga Sveçla, por ai ka thënë se është “shumë i zënë” dhe nuk ka pranuar të flasë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb