Analisti Fatos Lubonja në një lidhje live për News24 ka folur për situatën e koronavirusit në Shqipëri dhe sjelljen e kryeministrit Rama.

Komunikimin në facebook, pa parlament dhe pa media Lubonja e quan si një mekanizëm sundimi të zhvilluar në situatë të jashtëzakonshme dhe që nesër mund të kthehet si normal për Shqipërinë.

Po ashtu me anë edhe të letrës që u ka drejtuar, Lubonja i fton italianët që të mendojnë më thellë demokratikisht për Shqipërinë dhe kryeministrin e saj që nga një anë jep 30 mjekë ndërsa nga ana tjetër lë shqiptarët në kufi me veprime që lënë shumë për të dëshiruar.

”Kjo është një letër që në thelbin e vetë kërkon të informimin e italianëve, miqve të mi italianë në kuptimin figurativ lidhur me faktin se në Itali pati një entuzizëm të madh sidomos nëpër media për gjestin e Ramës dhe qeverisë për 30 mjekët, që në një farë kuptimi është manipulim politik nga Shqipëria dhe Italia. Pra ftoj italianët të mendojnë më thellë e të çmojnë ndihmat nga regjimet. Nëse kemi të bëjmë me një fisnikëri apo politikë që kërkon nëpërmjet këtyre akteve të legjitimohen në syrin e botës, qeverisë dhe opinionit publik italian për të sunduar më qetë dhe më rehat.

Duke parë gjendjen e Shqipërisë që s’mund të jesh fisnik me të huajt kur sillesh në mënyrë të atillë kur sillesh me ata 30 të famshmit dhe për ata që mbeten në kufij. Pra lenë shumë për të dëshiruar.
Në këto situata të jashtëzakonshme zhvillohen disa mekanizmi sundimi që nesër mund të na bëhen të zakonshme, pa parlament, me facebook, pa media të lirë. Pra në luftë duhet të jemi të bashkuar këto terma që unë prej kohësh nuk kam qenë dakord.

Por edhe mënyra dhe thirrjes ndaj popullit dhe falenderimit që po i bëhet popullit. E pashë edhe Boris Johnson si i drejtohet britanikëve kurse tek ne me atë shprehjen druri që të marrin vesh.
Në vende që kanë antikorpe demokratike më pak atëhere ka më shumë mundesi të ndodhë dhe i ftoj italianët të mendojnë.
Kjo nuk duhet t’i çojë tek regjimet autoritare si Kina, Kuba, Rusia që dhunojnë qytetarët e saj dhe kemi të bëjmë me këtë akt për sundim rehat në vendet e tyre. ”- tha Lubonja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb